Borxhi i mori jetën/ Si u vra 46-vjeçarja në Kuçovë, autori e mbyti dhe më pas e hodhi në afërsi të lumit Devoll

21/01/2022 13:05

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kozare të Kuçovës, ku një 46-vjeçare u gjet e vrarë .

Fatime Suli rezulton se është mbytur me duar nga autori Fetah Marra , siç rezulton edhe nga ekzaminimi i bërë në morg, i cili më pas e ka hedhur në afërsi të shtratit të lumit Devoll.

Ai e ka tërhequr zvarrë viktimën dhe më pas e ka mbuluar me barishte .

Motivi i krimit bën me dije policia është një borxh prej 400 mijë lekësh të vjetra që viktima ja kishte marrë Fetah Marrës përpara dy vitesh .

Ndërkohë policia e ka arrestuar autorin dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA