Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin live me qytetarët për ’21 janarin’ , duke iu përgjigjur komenteve të tyre, tha se e ndjen barrën për të bërë drejtësi për këtë çështje, që la pas 4 viktima.
Por ai tha se duhen pritur rezultatet e drejtësisë, dhe se PS me reformën në Drejtësi ka shndërruar ‘një kënetë në katedrale”.
Rama: Këto që thashë janë një reflektim mbi një sërë komentesh që pashë kur po bëjë këtë fjalim. Unë jam më i pari i paduruar për të bërë drejtësi për 21 janarin se ndiej barrën e madhe të kësaj padrejtësie, dhe lidhja e vazhdueshme me familjet ma bën këtë shumë të nxehtë por kjo s’ka lidhje me mandatin e qeverisë as politikën, por me drejtësinë, tani reforma në drejtësi nuk është perfekte , por është pjesë e një procesi asgjë s’është lineare, si rritja e një fëmijë, procesi vazhdon. Drejtësia e vonuar nuk quhet drejtësi thotë dikush në fb, drejtësia është gjithmonë drejtësi them unë.
Homazhet dhe buqetat janë respekt por më të mirat janë dënimet nga drejtësia.Ato përpara i dashur Arben (i thotë komentuesit) vrisnin njerëz , protestues të pafajshëm të parrezikshëm , që ishin qytetarë në të drejtën e tyre, kurse ne kemi bërë një gjë që do të flasë historia shumë më mirë se unë sot, që është reforma në drejtësi, kemi vendosur një gur themeli për një ngrehinë komplet të munguar. Jemi në një sistem demokratik dhe janë të ndara pushtet, ne nuk arrestojmë njerëz.
Top Channel