Aksident dhe transport lënde drusore pa dokumentacion, çfarë ndodhi orët e fundit në Gjirokastër

21/01/2022 11:22

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër.

Një 42-vjeçar i identifikuar me incialet D.M., banues në Gjirokastër po drejtonte drejtuar automjetin tip “BMW” kur aksidentoi 26-vjecaren e identifikuar me inicialet M.Ç., dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasja M. Ç., pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar për në banesë. Për 42-vjecarin u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Po ashtu, Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për K. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë, pasi në vendin e quajtur “Tuneli”, në hyrje të qytetit të Tepelenës, është kapur duke transportuar një sasi lënde drusore, pa dokumentacion.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA