11 vjet nga vrasjet në bulevard/ Rama: Po pastrohet llumi në sistemin e Drejtësisë

21/01/2022 15:05

11 vite më parë 4 protestues të pafajshëm humbën jetën këtu në bulevard nga plumbat e gardës së republikës. Disa prej autorëve të këtij krimi shtetëror u dënuan por urdhëruesit e këtij krimi asnjëherë nuk u përballën me drejtësinë. 

I njëjti ritual edhe këtë 11 vjetor të ceremonisë përkujtimore të vrasjes së Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt. Familjarët e tyre që hynë në kryeministri e dalin nga aty të shoqëruar nga Edi Rama, duke vendosur lule në katër pllakatet , aty ku ata u ekzekutuan nga plumbat tw afërmit e tyre.

Ishin të shumtë ata të cilët përmes rrjeteve sociale i kërkuan llogari kryeministrit Edi Rama për mos-bërjen drejtësi të kësaj ngjarje.

 Marku, xhaxhai Aleksit thotë për Top Channel se pesimizmi  shtohet më shumë kur shohim se edhe  drejtësia e re nuk ka bërë asgjë.

Marku na tregon kërkesën e bashkëshortes të Aleksit dërguar Strasburgut si e vetmja shpresë për drejtësi, pasi kanë refuzuar ofertën e avokaturës së shtetit për ta zgjidhur me pajtim çështjen.

Të vetmit të dënuar për këtë krim të 11 viteve më parë janë ish komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi me një vit burg dhe gardisti Agim Llupo me tre vite burg.

Treshja e gjyqtarëve të apelit Tiranë Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Evgjeni Sinojmeri, në shtator të vitit 2013 i vlerësuan katër vrasjet në bulevard si “vrasje pa dashje”,  në një kohë kur prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.

Këtu në këtë vend mori një plumb në kokë Aleks Nika. Vrasja e tij mbetet e pa zbardhura nga drejtësia.

Çështja ka ngelur pezull për 11 vite për shkak të mos identifikimit se nga cila arë është lëshuar plumbi që i mori jetën.

Për këtë arsye prokuroria e Tiranës ka rënë dakord më palën italiane që predha të ekspertohet në laboratorët kriminalist të shtetit fqinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA