Zgjedhjet në 6 bashki/ Ka një shmangie të PD dhe favorizim të mazhorancës? Ja si përgjigjet Meta

20/01/2022 13:21

Presidenti Ilir Meta ka folur para mediave në Shkodër, ku tregoi nëse ka shmangur Partinë Demokratike teksa konsultohej për datën e zgjedhjeve në 6 bashki.

Ndonëse dekretoi 6 marsin, datë të cilën e dekonspiroi Taulant Balla ditën e djeshme sapo la Presidencën, Meta thotë se nuk ka shmangur asnjë forcë politike dhe nuk ka favorizuar mazhorancën, por qytetarët që do të bëjnë zgjedhje.

Pyetje: Ka një shmangie të PD nga ana juaj?

Meta: Nuk ka asnjë shmangie të asnjë force politike, as të PS as të PD, as të LSI, as partisë republikane, asnjë force politike që përfaqësohet në Kuvendin aktual apo është pjesë e sistemit tonë politik dhe është një mundësi për shoqërinë civile, grupet dhe cdo qytetar që do të kontribuojë.

Pyetje: Mendoni se është e favorizuar mazhoranca?

Meta: Mendoj se janë qytetarët që me 6 mars do keni mundësi të zgjedhin mes disa kandidatëve. Kjo është në interesin e qytetarëve që të zgjedhin.

Pyetje: E quajti të vonuar Taulant Balla këtë dekret, një ngërc i tejzgjatur nga Presidenti iu referua Shkodrës dhe dy bashkive të tjera. Keni përgjigje për këtë?

Meta: Presidenti merr informacion zyrtar nga Këshilli i Ministrave dhe KQZ. Nuk kam pasur asnjë informacion dhe ka bashkëpunuar sapo u bë e qartë që nuk do të ketë një vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Kushtetuese e bëri të pamundur, ndaj të mos jua vështirësojmë por ti japim më të mirën në këto 6 bashki ku do të votohet më 6 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA