Anila Leka u zgjodh relatore dhe Besmir Rrapaj e Edlira Llango këshilltarë për të kryer procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) u drejtua nga zëvendëskryetarja e KED Marsida Xhaferllari, pasi kryetari Sokol Binaj mungonte për arsye shëndetësore.
Ky short, u zhvillua në mënyrë manuale për shkak të pamundësisë teknike të zhvillimit të tij në mënyrë elektronike.
Zëvendëskryetarja e KED pasi u këshillua me anëtarët e këshillit dhe duke mbajtur në konsideratë numrin 7 të kandidaturave vlerësoi që të caktoheshin me short dy këshilltarë ligjorë.
Top Channel