Është premtuar vazhdimisht se Tirana do të ketë 24 orë ujë të pijshëm pa ndërprerje, por në fakt, qytetarët e Tiranës, ende presin orare të caktuar për të pasur ujë në çezma.

Pyetjes se kur kryeqyteti do të ketë ujë të pijshëm pa ndërprerje, iu  përgjigj sot drejtori i Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Elton Kacidhja.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk”,  ai shpjegoi tre projektet që do të mundësojnë zgjidhjen e këtij problemi dhe që si buxhet do të përdoret një kredi e marrë nga Banka Europiane për Investime.

Besoj se kemi ardhur në finale. Jemi afër përmbylljes së një prej projekteve më madhore që do të ketë Tirana, që do të fillojë këtë vit,  nga fundi i verës ndoshta.

Përmban tre komponentë kryesorë dhe kjo bëhet e mundur falë kredisë të madhe që qeveria shqiptare mori, në bashkëpunim me Bankën Europianë për Investime. U morën rreth 80 milion euro kredi për t’u investuar në rrjetin e ujit të pijshëm për Tiranën. Tani na mbetet të mbyllim projektet dhe të nisim punën”, shprehet Kacidhja.

Tirana, shpjegon ai, do të ketë një burim të ri uji.

Ne kemi Selitën, Bovillën dhe Shën Mërinë. Do të shtohet burimi i Gurit të Bardhë. Është rreth 20-25 km linjë, që do e marrim ujin që andej dhe do ta sjellim në basenin e Dajtit. Do të kompensojë ujin gjatë verës, kur bie niveli ne Selitë dhe Bovillë”.

Një tjetër investim është unaza e presionit. “Është një tub i madh që kalon nëpër të gjithë Tiranën dhe balancon presionin e ujit në qytet”, thotë drejtori i UKT-së.

Elementi i tretë janë minizonat, që do të thotë: “Tirana urbane do të ndahet në 54 minizona, që do të lidhen me tubin e presionit dhe marrin kështu, në mënyrë autonome, furnizimin me ujë”.

Por, kur do të mbarojë ky projekt?

Skenari më i mirë është 3 vjet, mund të shkojë dhe 4, në varësi të punimeve, problematikave, përgjigjet Kacidhja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA