Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe një grirëse metalike me mbetje lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetases në kërkim R. G., 52 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. M., 62 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjise elektrike ose impulseve telefonike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim në kërkim A. D., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– L. Z., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, në gjendje të dehur;

– K. M., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin A. Gj., 27 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin E. B., 26 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin A. K., 28 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin A. I., 64 vjeç.
—-
Më datë 19.01.2022, në mbrëmje, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, shtetasja S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA