Senatorët, të ashpër me Biden: Dërgo ushtrinë, Putini nuk pyet për sanksione!

20/01/2022 13:37

Reagimi i presidentit Joe Biden ndaj Rusisë dhe kërcënimeve të saj për pushtimin e Ukrainës shihet me skepticizëm nga një grup senatorësh republikanë, të cilët janë të bindur se Vladimir Putinit i duhej dhënë një përgjigje më e ashpër.

“Historikisht, luftërat janë të lehta për t’u nisur dhe ato janë të vështira për t’u përfunduar. Kjo është arsyeja pse ky kërcënim i sanksioneve nuk është i mjaftueshëm për të penguar Vladimir Putinin dhe për ta parandaluar atë nga një pushtim i mëtejshëm i Ukrainës”, tha senatori John Cornyn në një konferencë shtypi në Kapitol.

“As premtimet për ndihmë financiare për ukrainasit nuk janë të mjaftueshme për të penguar Putinin. Qëllimi ynë dypartiak duhet të jetë frenimi i Putinit dhe ta bëjmë atë të mendojë dy herë para se të shqyrtojë mundësinë e pushtimit të Ukrainës”, shtoi senatori Cornyn. Pjesë e këtij grupi janë edhe senatorët republikanë nga Komisioni i Senatit për Forcat e Armatosura dhe ai për Marrëdhëniet me Jashtë.

Senatorët Kevin Cramer, Roger Wicker dhe Rob Portman ishin pjesë e një delegacioni dypartiak të kongresit që udhëtoi në Kiev për t’u takuar me zyrtarët ukrainas këtë javë për të përforcuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe nevojat e saj mbrojtëse.

Një grup senatorësh dypartiak gjithashtu pati një takim virtual me Presidentin Biden me heret për të diskutuar politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës. republikanet mendojne se dështimi javën e kaluar i projektligjit të senatorit Ted Cruz për sanksione ndaj gazsjellësit rus “Nord Stream 2” ishte një hap prapa në përpjekjet për të frenuar qëllimin e Putinit për të pushtuar Ukrainën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA