Qeveria e Malit te Zi mund të rrëzohet. Dritan Abazoviç dorëzon kërkesën për mosbesimin e qeverisë, ndërsa kryeministri Krivokapiç lajmëroi shkarkimin e tij nga detyra.
“Pakorrektësia që cenon qeverinë në të cilën ai është anëtar, duke ruajtur pozitën në të cilën ai është zgjedhur, cënimi i parimeve dhe parimeve kushtetuese mbi të cilat bazohet funksionimi i qeverisë, janë arsye të pafalshme pse i propozoj Kuvendit shkarkimin të zëvendëspresidentit Abazoviç” tha kryeministri Zdravko Krivokapiq.
Ndërkohë Koalicioni “Zi mbi Bardhë”, lider i të cilit është Abazoviç, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Malit të Zi një iniciativë për mosbesimin e Qeverisë. Nisma është nënshkruar nga 31 deputetë.
Koalicioni “Zi mbi të Bardhë” që drejtohet nga Abazoviç ka votat e duhura për rrëzimin e qeverisë.
Top Channel