Pyetja 1 e ‘Këshillimit Kombëtar’/Rama: A duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale?

20/01/2022 10:33

Kryeministri Edi Rama nisi paraditen e kësaj të enjte me një nga 12 pyetjet, për të cilat kërkon mendimin e shqiptarëve.

Si pyetje e parë është renditur a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti.

Çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular.

https://keshillimikombetar.al/

“Unë besoj“, thotë kryeministri Edi Rama në letrën shoqëruese të formularit, “se ne shqiptarët kemi mundësinë të shkojmë shumë me shpejt përpara duke e dëgjuar njëri-tjetrin pa u ndarë më në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarjen, kundër interesit të familjeve shqiptare”.

“Është koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi” thekson kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA