OBSH: 18 milionë raste të reja në mbarë botën

20/01/2022 05:15

Javën e kaluar, janë regjistruar 18 milionë raste të reja me Covid-19 në mbarë botën, një rritje prej 20% krahasuar me shtatë ditët e mëparshme, raportoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH.

Sipas OBSH-së, ka pasur 45,000 vdekje globale gjatë të njëjtës periudhë, një numër i ngjashëm me javën e kaluar.

Sipas të dhënave, Italia renditet e katërta ndër vendet në botë ku është regjistruar numri më i madh i rasteve të reja me Covid-19 në javën e fundit. Numri më i lartë është regjistruar në SHBA (4 688 466 raste, ngjashëm me javën e kaluar), pastaj Franca (2 012 943, + 26%), India (1 594 160, + 150%) dhe Italia (1 268 153, + 25%).

Në vendin e pestë ishte Britania e Madhe me 813 326 raste të reja, një rënie prej 33% krahasuar me shtatë ditët e mëparshme. Të dhënat në Itali tregojnë një ngadalësim të kurbës së infektimit. Sondazhi i javës së kaluar tregoi një rritje prej 57%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA