Pa u tharë mirë boja e dekretit të zgjedhjeve të pjesshme, Ilir Meta u shfaq ne Shkodër, bashkinë e parë të mbetur pa kryetar.
Për datën e zgjedhjeve Presidenti nuk mori mendimin e demokratëve duke ngritur jo pak dyshime për synimet e tij.
“Nuk ka asnjë shmangie të asnjë forcë politike, as të PS, as të PD as LSI, të favorizuarit janë qytetarët”, tha Meta.
Dekreti presidencial mobilizoi Partinë Socialiste, e cila mblodhi Kryesinë për të shtyre kongresin e partisë pas zgjedhjeve te marsit. Edi Rama bëri një prezantim të profilit të kandidatëve. Shanset për të prekurit nga dekriminalizimi janë zero.
“Nuk ka shanse të dyta për ata që na gënjyen, deputetet nuk i kandidojmë, mes femrave dhe kandidateve meshkuj, preferoj femrat. PS kampion vetëm fiton”, tha Rama.
Në kampin blu situata nuk duket optimiste. Zgjedhjet e parakohshme lokale janë sfida e radhës e Lulzim Bashës me një parti të përçarë dhe me një kundërshtuar më të fortë se para 25 Prillit. Por, demokratët nuk do e braktisin garën.
“Do të prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm. Aleance me kolaicionin opozitar dhe me qytetarët. E rëndësishme është që PD do të përfaqësojë vullnetin e atyre 670 mijë qytetarëve, që e votuan”, tha Jorida Tabaku.
Sali Berisha do marrë pjesë në zgjedhje me kandidatët e tij. Në mungesë të vulës ai është në kërkim të aleancave për regjistrimin ne KQZ si koalicion. Negociata kanë nisur me të gjithë aleatët përfshirë edhe lëvizjen socialiste për integrim.
“Jemi ne kontakt me të gjithë aleatët, me të gjitha ata që garuan në zgjedhje e fundit kundër Ramës, dhe me ata që janë në opozita natyrale me keqqeverisjen, brenda pak ditësh nesër ose pasnesër mbyllim negociatat”, tha Ivi Kaso.
Top Channel