Një çift homoseksual nga Texas u gjetën të torturuara, të qëlluara për vdekje dhe me gjymtyrë të copëtuara pranë një qyteti kufitar meksikan ku dhe më parë ishte raportuar një seri dhune ndaj grave.
Trupat e Julissa Ramírez e Nohemí Medina Martínez u zbuluan të dielën në kosha mbeturinash në periferi të qytezës Ciudad Juárez, përtej kufirit nga shtëpia e tyre në El Paso, shkruan e përditshmja vendase El Diario.
Dyshja e vajzave ishin rreth 30 vjeç dhe raportohet se ishin martuar verën që shkoi. Ditën para zbulimit makabër ato ishin takuar me një familje, shkruan gazeta.
Ramírez jetonte në El Paso, kurse Martínez ishte ende rezidente në Ciudad Juárez, sipas të dhënave në profilet e tyre në Facebook. Ato ishin me origjinë nga qyteti meskikan i Chihuahua ku shkonin për të vizituar të afërmit, shkruan El Diario.
Autoritetet e zonës janë duke hetuar vrasjet e 11 grave dhe 50 burrave në Ciudad Juárez të ndodhura këtë vit, shkruan El Diario.
Rrjeti El Paso’s KVIA shkruante se kur u gjetën viktimat njëra kishte vdekur kurse tjetra ishte ende në grahmat e fundit të jetës, por vdiq më vonë.
Ende nuk njihej autorët e mundshëm apo motivet e masakrës por qyteti është i njohur për dhunën apo vrasjet ndaj grave të cilat rrjetet lokale i quajnë ‘femicid’, sipas El Paso Times.
Demonstrues me qirinj e pishtarë marshuan të martën në rrugët e qytetit, duke kërkuar drejtësi për gratë, si dhe për aktivisten e të drejtave të grave Isabel Cabanillas de la Torre, e vrarë dy vjet më parë në qytet, shkruan gazeta e Texas.
Top Channel