Borrel, Stoltenberg, Blinken dhe Rau diskutojnë për Ukrainën

20/01/2022 01:58

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell ka zhvilluar sot biseda telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe ministrin e Jashtëm polak Zbigniew Rau, i cili kryeson OSBE-në, mbi situatën në Ukrainë.

“U diskutua vendosja e forcave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, si dhe përpjekjet e vazhdueshme diplomatike dypalëshe dhe ndërkombëtare në lidhje me përpjekjet e Moskës për të ripërcaktuar marrëveshjet e sigurisë në Evropë”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Gjatë bisedimeve është rikonfirmuar nevoja për të ruajtur parimet bazë të “arkitekturës ekzistuese të sigurisë evropiane brenda OSBE-së”. Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së në takimin e tyre në Brest javën e kaluar ranë dakord për të forcuar më tej koordinimin me SHBA dhe NATO-n, si dhe për të rritur bashkëpunimin e BE-së brenda OSBE-së duke i kërkuar Borrell që të koordinojë këto aktivitete.

Biseda e sotme katërpalëshe u zhvillua pas këtyre diskutimeve dhe shkëmbimeve të fundit midis partnerëve, përfshirë me homologët ukrainas, dhe përpara bisedimeve të SHBA-së me Rusinë, njofton BE. Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për këtë çështje të hënën në Bruksel, ku Borrell ftoi sekretarin Blinken që t’i bashkohej këtij takimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA