NATO nisi punimet për transformimin e bazës ajrore të Kuçovës në një bazë të mirëfilltë të sajën.
Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij të rastit se kur ky lajm u bë publik tre vite më parë, shumë nuk e besonin, por ja që tani projekti është realizuar.
Ai tha se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet.
“Kur i hedh një sy rajonit të Adriatikut është shumë e rëndësishme të ruhet paqja, prandaj Ballkani Perëndimor ka rëndësi kritike. Vendi ynë ka rëndësi si pikë ndikuese në rajon. Vendimi që NATO mori për ta përzgjedh këtë hapësirë si mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë duke e transformuar në një bazë të aleancës në rajon, konfirmon fakti se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë aleancë, e cila bashkon edhe që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ja vlen të luftohet . natyrisht që për ne lajmi i kësaj vendimmarrje të NATO ishte i mirëseardhur, sepse jo vetëm krijonte një vlerë të re në mbrojtjen tonë, por përçonte edhe një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozicionin tonë strategji në aspektin gjeografik dhe pozitën tonë në NATO në aspektin politik dhe ushtarak, e dimë përmasën e vendit tonë dhe volumin e kontributit tonë në raport me vendet e tjera, por falë punës së përbashkët edhe bashkëpunimit me SHBA, dhe nga strukturat e mbrojtjes së tyre, po vetëdijësohemi , se nëse investojmë në mënyrë inteligjente dhe adresojmë në rrugën tonë të forcimit dhe njëkohësisht të rritje së cilësisë së forcave tona ushtarake ne mund të jemi vlerë e shtuar e NATO edhe me projekte të tjera. Sot po shohim të realizuar një projekt që kur erdhi si lajm nuk na besohej, se u bënë shumë komente 3 vite më parë, kur lajmi u bë publik, se dukej sikur ky moment nuk do vinte kurrë, që Kuçova do të ktheje në bazë ajrore. Zona e Kuçovës do të ketë një përfitim të ardhur nga qielli në këtë rast”, tha Rama.
Rama tha gjithashtu se po diskuton me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në lidhje me një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n.
“Sot së bashku me SHBA-të, përmes angazhimit edhe të ambasadores në një ndërmjetësim të vazhdueshëm, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e qendër ekselence të mbrojtjes kibernetike, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për NATO, mund të duket e pabesueshme, ashtu siç dukej edhe kjo e bazës por falë miqësive të duhura dhe të ndodhurit në vendin e duhur, dhe falë vullnetit për ti dhënë një përmes tjetër Shqipërisë , ne mund të bëjmë realitet këtë .
Shefi i shtabit nënvizoi një element që është fillesa e një filli që i lidh bashkë gjërat, Defender 21, nga e cila kemi mësuar gjëra të rëndësishme për tu përmirësuar më tej dhe ta rikthejmë atë edhe në 2023 dhe të jetë një fill pastaj që lidh çdo 2 vjet veprimtarinë e FA në kuadrin e NATO.
Për ne është i rëndësishëm në të dyja anët , kemi shumë për të marrë akoma nga e ardhmja , e forcimit të pozicionit tonë, për një peshë të rëndësishme në kuadrin e NATO dhe është e rëndësishme sepse na jep mundësinë të mësojmë nga më të mirët. Asnjëherë nuk do bëhemi dot si SHBA, por ama duke qenë në një shoqëri kaq të mirë do të mund të përmirësohemi. Kemi një FA që për nga pesha e numrave do jetë modeste po për nga cilësia mund të bëhet model. Jemi në kushte kur në kontekstin e përgjithshëm të NATO kemi pranuar rritjen konstante të buxhetit të mbrojtjes, që të rrisim cilësisht burimet tona njerëzore , duke rritur stimulin financiar të tyre, dhe kemi ambicie ti rrisim çdo vit, që të jenë në mesataren e vendeve të NATO”, tha Rama.
Lajmin për ndërtimin e saj e ka dhënë që më 9 dhjetor ministri, Niko Peleshi, i cili njoftoi se ishte firmosur nisja e punimeve për bazën ajrore të Kuçovës. Peleshi e cilësoi si projektin më madhor në fushën e zhvillimit infrastrukturor.
Sipas tij, ky vendim ka sjellë lajme të mira edhe për familjet që preken nga shpronësimi, duke u siguruar atyre se, do të marrin vlerën më të mirë të tregut.
Por, gjithashtu, kjo për Peleshin tregon edhe një pikë të fortë të Shqipërisë, e denjë për të qenë aleate e NATO-s.
“Ky është një zhvillim, mbi 50 milionë euro investim, punësim për të gjithë zonën përreth”, tha ai.
Investimi konsiston në ndërtimin e depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.
Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10% të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme.
Top Channel