​KE: Polonia të paguajë 70 milionë euro për ndëshkimin e gjyqtarëve

20/01/2022 12:57

Komisioni Evropian i ka dërguar një njoftim zyrtar Polonisë, duke i kërkuar të paguajë rreth 70 milionë euro gjobë për procedurat disiplinore të paligjshme kundër gjyqtarëve, tha sot zëdhënësi i Komisionit Christian Wiegand.

Komisioni tha se sistemi disiplinor polak lejon ndërhyrjen politike në gjykata dhe në këtë mënyrë shkel ligjet në fuqi në BE, si dhe në Poloni, të cilat parashikojnë pavarësinë e gjyqësorit, përcjell Reuters.

Zëdhënësi i KE-së tha se një “thirrje për pagesë” ishte dërguar tani në Varshavë pasi nuk e kishte hequr regjimin disiplinor me urdhër të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Burime të paemëruara pohojnë se Komisioni do t’i jep Varshavës 45 ditë për të bërë pagesën.

Mosmarrëveshja e Polonisë me BE-në tashmë po i kushton Varshavës shuma të mëdha parash, pasi ajo ka bllokuar qasjen e Polonisë në miliarda euro të fondeve evropiane të destinuara për rimëkëmbjen ekonomike nga COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA