Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi thotë se data 6 mars është më e përshtatshmja për të mbajtur zgjedhjet e pjesshme vendore.

Ai thotë se kjo datë i jep më shumë kohë institucionit për përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor“, shkruan ai në twitter.

Në këtë mënyrë Celibashi ka rënë dakord me datën e propozuar nga presidenti Meta, që u njoftua nga socialisti Taulant Balla pas takimit që pati në Presidencë me Presidentin Meta.

Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në secilën prej bashkive brenda afatit 45 ditor. Për ne nuk ka asnjë datë, data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta. Nga ana e Presidentit të Republikës jemi informuar me institucionet për zgjedhjet e pjesshme më 6 mars, duke marrë në konsideratë këto afate. Shkeljet kushtetuese të konstatuara këto 2 vite nuk duhet të kishin ndodhur dhe zgjedhjet të ishin mbajtur. Ne kemi qenë në anën e duhur të historisë dhe të respektimit të Kushtetutës. Besoj se edhe Meta e ka kuptuar se deri tani ka shkelur Kushtetutën“, tha Balla.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit me Ballën, Meta tha se mori garancinë se Partia Socialiste është gati për zgjedhjet e pjesshme vendore në çdo kohë.

Nuk ka patur ftesë zyrtare për asnjë parti për konsultime. Për të zgjidh këtë çështje ju i dini iniciativat e mia zyrtare si me KQZ , si me qeverinë dhe kuvendin dhe në të gjitha veprimet që kam bërë . Do ketë një komunikim zyrtar sot, nëse do të kisha ftese për partitë , nuk kishte ftesë të as për PS , se do ja kisha çuar kryetarit, por ka patur një kërkesë informale, për një konsult me kryetarin e shumicës në Kuvend, zoti Balla, meqë kemi pat disa dilema të interpretimit të datës së zgjedhjeve. Në gjykimin tim , besoj duhet të jepja një sqarim me Ballën si përfaqësues i shumicës në kuvend për një mendim të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, që çdo ditë më shumë për ta do të ishte ndihmuese”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA