Për më shumë se 30 vjet në Shqipëri nuk aplikohet minimumi jetik që njerëzit e çdo kategorie të jetojnë me dinjitet. Le të shpjegojmë fillimisht se çfarë është minimumi jetik.

Minimumi jetik është një vlerë i cilit i referohet shumës së shpenzimeve mujore që shpenzon një individ dhe familja e tij. Ne në Shqipëri e kemi funksional termin minimum jetik por nuk e kemi të zhvilluar si terminologji e më tej si një funksion. Minimumi jetik është referenca e të gjitha politikave sociale që ndërmerr shteti kundrejt popullatës të cilët janë pjesa më vunerabël apo që kanë të ardhura të kufizuara”, u shpreh Teuta Nunaj Kortoçi, pedagoge/eksperte ekonomie.
Kush duhet të jetë niveli bazë i të ardhurave që duhet të ketë një individ apo familje me qëllim që të mbijetojë me dinjitet, në një shoqëri ku të themi që shanset janë të barabarta por gara është shumë e fortë. Për të gjithë të humburit e kësaj shoqërie të cilët nuk ja dalin dot në këtë garë shteti i mirëqënies sociale përcaktojnë një të ardhur bazë e cila do të mundësojë gjithsecilit nga qytetarëve që të jetonte me dinjitet”, u shpreh Pano Soko, ekspert ekonomie.
Qeveritë nuk e kanë marrë asnjëherë mundimin që të nxjerrin se sa është minimumi jetik e më pas ta zbatojnë atë. Megjithatë një përpjekje është bërë në vitin 2016 nga avokati i popullit për të nxjerrë se sa është minimumi jetik në vendin tonë.
Fatkeqësisht ky detyrim ligjor nuk është përmbushur asnjëherë. Ka pasur një iniciativë të avokatit të popullit, të cilët sipas llogaritjeve ju rezulton se minimumi jetik është rreth 17-18 mijë lekë”, u shpreh Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
Rezulton se minimum jetik tashmë do të duhet të ishte 17.854 lekë dhe kjo do të përkthehej në një jetë e cila në minimumin e saj do të garantonte një jetesë bazike të çdo qytetari”, u shpreh Adriatik Lapaj, jurist.
Në një kohë kur diskutojmë për mbijetesën me dinjitet të familjeve shqiptare, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve sa vjen e shtohet. Në një anë kemi familje që jetojnë në mjerim, e në anë tjetër kemi familje që nuk dinë se si i prishin paratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA