2021 ishte viti i rimëkëmbjes por biznesi duket se nuk ka dashur të bëjë investime të reja.
Këtë e tregon fakti që biznesi ka marrë më pak kredi bankare. Sektorin e kredive e shpëtoi vetëm ndërtimi.
Kredia për bizneset deri në nëntor të vitit 2021 pësoi një rënie të lehtë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Edhe pse 2021 është cilësuar si viti i rimëkëmbjes, bizneset nuk kanë preferuar të rrezikojnë në investime të reja.
Kredinë për vitin e kaluar e shpëtoi sektori i ndërtimit që ka ardhur me 11 miliardë lekë rritje.
Eksperti i ekonomisë, Igli Tola shprehet se bankat dhe bizneset nuk kanë një bashkëpunim të mirë.
Një tregues tjetër që bie në sy sa i përket kredisë është balanca e keqe në krahasim me nivelin e depozitave.
“Shumë prej bankave paratë e tyre i dërgojnë për të mbyllur problemet që mund të kenë me një filial jashtë vendit, sepse ka disa banka me kapital të huaj që i lejohet kjo gjë dhe mbajnë norma më të larta interesi.”
Sipas një ankete të realizuar nga Banka e Shqipërisë në qershor të 2021-it, biznesi i vogël dhe i mesëm kanë rritur gatishmërinë për t’ju drejtuar tregut të zi për të marrë para borxh, pasi në banka përballen me kritere mjaft të forta, gjë e cila doli në pah edhe gjatë tërheqjes së fondeve nga garancia sovrane.
Top Channel