Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Ukrainë të mërkurën mes frikës në rritje se një pushtim rus i Ukrainës mund të jetë i afërt.
Blinken do të zhvillojë diskutime me presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev, përpara se të takohej me aleatët evropianë në Berlin dhe homologun e tij rus në Gjenevë të premten.
Rusia ka mohuar vazhdimisht planifikimin për të pushtuar Ukrainën fqinje, por zyrtarë të lartë amerikanë thonë se Moska mund të sulmojë në “çdo moment”.
Rreth 100,000 trupa ruse janë dislokuar pranë kufijve të Ukrainës dhe sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve të martën se grumbullimi kishte krijuar “situatë jashtëzakonisht të rrezikshme”.
Ajo tha se asnjë opsion nuk ishte jashtë tryezës së diksutimit dhe se Blinken “do të nënvizonte shumë qartë se ka një rrugë diplomatike përpara”.
Rusia nga ana tjetër ka bërë një sërë kërkesash për Perëndimin, duke përfshirë atë që Ukraina nuk duhet të bashkohet kurrë me NATO-n dhe se aktivitetet ushtarake të aleancës mbrojtëse duhet të kufizohen në vendet anëtare, përfshirë Poloninë.
Top Channel