Katër banorë të “5 Majit” janë vënë nën hetim, pasi kundërshtuan policinë gjatë prishjes së banesave, mes tyre dhe personi që kërcënoi kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ata janë K. L., 40 vjeç, L. M., 30 vjeç, Z. N., 38 vjeçe dhe E. M., 41 vjeç, të cilët penguan policinë për të zbatuar detyrën.

“Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit: E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”; K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, sipas policisë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i vendosur për ta çuar përpara projektin për ndërtimin e lagjes së re te “5 Maji, pavarësisht protestave të banorëve të cilëve u prishen shtëpitë.

Sipas Bashkisë Tiranë, banorët që preken nga ndërtimi i lagjes së re në zonën e “5 Majit” do të dëmshpërblehen 100% për pronën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA