Pasi kanë fluturuar mbi Akropol të shoqëruar nga dy avionë Mirage 2000-5, pak pas mesditës të së mërkurës, kanë mbërritur nga Franca ,në bazën ushtarake të Tanagres 6 avionet e parë Rafale , pjesë e kontratës së fundit të Athinës për blerjen e 24 avionëve ushtarake franceze.
4 prej 6 avionëve janë njëvendësh , kurse 2 të tjerët janë dyvendësha dhe do të shërbejnë për stërvitjen e pilotëve të tjerë nga specialistët francezë.
Qeveria greke i ka dhënë një rëndësi të madhe mbërritjes së 6 avionëve të parë të cilët janë të përdorur, me një ceremoni të veçante ku merrnin pjesë kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Mbrojtjes me zyrtarë të tjerë.
Avionët Rafale janë pjesë e një marrëveshje ushtarake mes Francës e Greqisë për blerjen në fillim të 18 avionëve të këtij tipi ,12 të përdorur e 6 të rinj, me vlerë 2.32 mld euro.
Ndërsa marrëveshja zgjerohet edhe me blerjen e 6 avionëve të tjerë të rinj, me vlerë 1.07 mld euro ,gjithësej 24 avionë deri në fund të vitit 2025. Si 12 avionët e rinj ,edhe 12 të perdorurit janë të pajisur me një armatim të gjeneratës së fundit.
Avionet Rafale kanë një rreze veprimi prej 2800 miljesh, depozitë të madhe karburanti, dy motorë dhe radarë të fuqishem elektronikë. Gjithashtu kanë shumë përparësi në krahasim me F-16, pasi mund te analizojnë të gjitha të dhënat nga sensorët që disponojnë dhe të përgatisin taktikat për pilotin.
Përparësitë strategjike te tyre jane:
• Shohin deri në 200 km, monitorojne 40 objektiva njëkohësisht dhe mund të shkatërrojnë 8 më të rrezikshmit.
• Sistemi i tyre vetëmbrojtës është sekreti i madh .
• Shkëmbejne në mënyrë të sigurt informacionin dhe të dhënat me mjete të tjera të Forcave te Armatosura .
• Identifikojne objektivat pa e ditur kundërshtari.
Armët e tyre jane : Raketat METEOR, me një rreze veprimi mbi 100 km, raketa e njohur SCALP e mbajtur edhe nga Mirage 2000-5 me rreze 500 km dhe raketat EXOCET, me rreze të gjatë veprimi kundër anijeve ne det.
Rafale mund të ketë njëkohësisht 14 armë të afta për të penguar çdo veprim armik. Pas tensioneve te fundit me Turqine , te cilat gjate vitit 2020 gati kaluan ne konfrontime ushtarake, Athina zyrtare beson se me blerjen e ketyre avioneve dhe disa fregatave franceze ,balancat ushtarake ne detin Egje ndryshojne dukshem.
Top Channel