Në një pako postare të dërguar nga babai, i identifikuar si L.Z., për të birin e identifikuar me inicialet G.Z., i cili ndodhet në burg në Fier, është konstatuar se ishin fshehur kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë, u konstatuan të kamufluara dhe të mirëfshehura 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike. Për pasojë u arrestua dhe babai.
Menjëherë OPGj i SHKBB-së nën drejtimin e Prokurorisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u koordinua për kryerjen e veprimeve të para hetimore për dokumentimin ligjor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.
Në bazë të provave dhe fakteve u krye arrestimi në kushtet e flagrancës ndaj shtetasit:
“L.Z.”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.
Top Channel