Blinken shkon në Ukrainë/ Sekretari amerikan i shtetit bisedime për krizën

19/01/2022 19:59

“Dua të falënderoj personalisht Presidentin Joe Biden dhe administratën amerikane për mbështetjen ushtarake që po i japin Ukrainës”.

Me këto fjalë presidenti Volodymyr Zelensky priti sekretarin e shtetit. Antony Blinken zbriti mëngjesin e të mërkurës në Kiev me një avion që fluturoi direkt nga shtetet e bashkuara. Qëllimi i SHBA është që të mbështesë Ukrainën e cila rrezikohet të pushtohet nga Rusia.

Më këtë vizitë Sekretari i shtetit synon të ulë tensionet mes Moskës dhe Ukrainës. Blinken i dërgoi një mesazh dhe presidentit rus Vladimir putin që të zgjedhë rrugën e paqes dhe të dialogut.

Të premten Blinken e do të marrë pjesë në një samit me ministrin e jashtëm rus Sergeji Lavrov, me të cilin pak ditë më parë pati një bisedë telefonike ku u ra dakord se një takim kokë më kokë do të ishte zgjidhja më e përshtatshme për të nisur dialogun dhe ulur tensionin mes palëve.

Ndërkohë nga shtete e bashkuara erdhi konfirmimi për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës.

Sipas agjencisë AFP, administrata e presidentit amerikan Joe Biden ” miratoi dhënien e 200 milionë dollarëve.

Një lojë shahu mund të quhet ndryshe përballja mes Ukrainës dhe Rusisë. burime zyrtare të cituara nga mediat amerikane thanë se ushtarët rus mund të hyjnë në Ukrainë në çdo moment gjatë muajve janar dhe shkurt.

Rreth 100 mijë ushtarë rus janë në kufi me Ukrainën. ditët e fundit sekretari amerikan i shteti Blinken paralajmëroi Rusinë se një sulm ndaj Ukrainës do të kishte pasoja të jashtëzakonshme për Rusinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA