Rritet tensioni mes Donald Trump dhe Ron DeSantis. Në lojë është kandidatura e republikanëve për presidentin e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se ish-presidentin Tramp po e bezdis rritja e popullaritetit të guvernatorit të Floridës Ron DeSantis. Por më shumë ish presidentin e shqetëson fakti që De Santis nuk ka hequr dorë nga kandidimi në zgjedhjet e vitit 2024.
Së fundmi Donald Tramp e ka përshkruar guverantorin e Floridës si një njeri të mërzitshmë, pa karizëm. Tramp e konsideron De Santis si një kandidat të dobët brenda partisë që nuk ka asnjë mundësi ta mposhtë atë pas dy vitesh kur do të zgjidhet kandidati i republikanëve që do të garojë për postin e presidentit.
Guvernatori i Floridës nuk është trembur nga sulmet e Tramp. Ai ka thënë se një nga keqardhjet e tij më të mëdha, është që nuk e kritikoi ish presidentin sa e meritonte në mars të vitit 2020, atëherë kur ju tha amerikanëve të mos dalin nga shtëpia për të ndaluar përhapjen e covid.
Top Channel