Lulëzim Masha, 63-vjeçari që dyshohet se ishte shënjestër e një atentati me armë zjarri ditën e sotme ndodhet para agjentëve të policisë për të dhënë dëshminë e tij.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se sipas 63-vjecarit, kanë qëlluar me armë zjarri disa të rinj që po konfliktoheshin me njëri-tjetrin duke mohuar se ishte shënjestra. Por policia këmbëngul se ka të dhëna se personi i paidentifikuar e kishte të qartë se kë donte të qëllonte.
Lulëzim Masha, adminstatori i shkollës “Wilson” po udhëtonte i vetëm në mjet kur u qëllua me armë me silenciator tek nënkalimi i Liqenit të Thatë, në Tiranë.
Burimet thonë se pasi ka qëlluar me armë autori është larguar nga vendngjarja në këmbë, ndërsa 63-vjeçari ka shpëtuar mrekullisht nga të shtënat me armë.
Ndërkaq, policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit, ndërsa është sekuestruar çdo provë e mundshme materiale.
Top Channel