“Plagosje, dhunë në familje dhe drogë”/ Policia prangos 8 persona dhe procedon penalisht dy të tjerë

18/01/2022 14:54

Policia e Shtetit ka arrestuar tetë persona dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë për disa vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim për median, policia thotë se në pranga kanë rënë shtetasit:

H.D., 34 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar në mënyrë të parregullt mjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi.

– T. Xh., 34 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës;

– Y. B., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka përvetësuar disa laptopë të vjedhur;

-E. D., 54 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. Ç., 38 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes;

– A. Sh., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin e mitur T. T., 17 vjeç, që udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– M. K., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. B., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. S., 32 vjeçe, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Po ashtu, u proceduan penalisht shtetasit:

  1. B., 29 vjeç dhe B. Sh., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. H., 38 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA