OKB: Mijëra njerëz mbahen në objekte të paligjshme në Libi

18/01/2022 11:18

OKB-ja raportoi se më shumë se 12 mijë njerëz mbahen zyrtarisht në 27 burgje dhe qendra paraburgimi në Libi ndërsa mijëra të tjerë mbahen në kushte të paligjshme dhe shpesh “në kushte çnjerëzore në objekte të kontrolluara ose sekrete nga grupe të armatosura”, transmeton Anadolu Agency (AA)

Sipas raportit të Associated Press (AP), Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se misioni politik i OKB-së në Libi vazhdon të dokumentojë ndalimin arbitrar, torturën, dhunën seksuale dhe shkelje të tjera të ligjit ndërkombëtar në objektet e operuara nga qeveria dhe grupe të tjera.

Duke theksuar se ka mijëra të burgosur që nuk përfshihen në statistikat zyrtare të ofruara nga autoritetet libiane, Guterres njoftoi se më shumë se 12 mijë njerëz mbahen zyrtarisht në 27 burgje dhe qendra paraburgimi në të gjithë Libinë ndërsa mijëra të tjerë janë të ndaluar në kushte të paligjshme dhe shpesh “në kushte çnjerëzore të kontrolluara nga grupe të armatosura ose në objekte sekrete”.

“Jam thellësisht i shqetësuar për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut të migrantëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve në Libi”, shkroi Guterres në raportin e tij drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ai tha se emigrantët dhe refugjatët, burra dhe gra, përballen me rreziqe në rritje të përdhunimit, ngacmimit seksual dhe trafikimit nga grupet e armatosura dhe trafikantët ndërkombëtarë si dhe nga zyrtarë të Departamentit të Ministrisë së Brendshme për Luftimin e Migracionit të Paligjshëm.

Emigrantët dhe refugjatët përballen me ndalime arbitrare

Vitet e fundit, Libia është bërë pika dominuese e arrestimit për migrantët që përpiqen të shpëtojnë nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe nga Lindja e Mesme drejt Evropës.

Guterres tha se migrantët dhe refugjatët, përfshirë ata të shpëtuar ose të kapur gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun për të arritur në Evropë, dhe ata të riatdhesuar në Libi nga Roja Bregdetare Libiane, përballen me ndalime të gjera arbitrare.

Duke thënë se që nga 14 dhjetori, Roja Bregdetare kishte ndaluar 30.990 migrantë dhe refugjatë dhe i kishte kthyer në Libi, Guterres theksoi se ky është “pothuajse trefishi i numrit të përgjithshëm të njerëzve të kthyer në vitin 2020”.

Ai kritikoi dëbimin e qindra njerëzve nga Çadi, Egjipti, Eritreja, Etiopia, Somalia dhe Sudani nga kufijtë lindorë dhe jugorë të Libisë që nga gushti. Kreu i OKB-së tha se dëbimi masiv i menjëhershëm i lë shumë refugjatë dhe migrantë jashtëzakonisht të pambrojtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA