Ndryshimi i statusit të PD, Gjykata e Tiranës cakton datën, ja kur do të shqyrtohet kërkesa
18/01/2022 12:02
Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e PD të 17 korrikut 2021.
Seanca e parë që do shqyrtojë këtë çështje nga gjyqtarja Blerina Muça pritet të zhvillohet më 15 shkurt. Ndërsa për kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike e cila në dhjetor dorëzoi një kërkesë gjykatës për ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e datës 11 dhjetor të mbajtur në stadiumin “Air Albania”, gjykata nuk ka caktuar ende asnkë datë.
Pritet qe në ditët në vijim gjykata të marrë një vendimarrje dhe të caktojë një datë për ndryshimet statusore të komisionit te rithemelimit.
Top Channel