“Evropa tani është më afër luftës sesa ka qenë që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.”Kështu thotë një diplomati i lartë i BE-së, për BBC, mbi tensionet aktuale me Moskën, për vendosjen e trupave ushtarake në kufirin me Ukrainën.
Gjendja në Bruksel është shqetësuese, thotë ai, Ekziston një frikë e vërtetë se Evropa mund të jetë drejt krizës së saj më të keqe të sigurisë në dekada.
Por ankthi nuk është tërësisht i përqendruar në perspektivën e një lufte të gjatë dhe të zgjatur tokësore me Rusinë për Ukrainën.
Është e vërtetë tha ai, se : BE-ja po paralajmëron Kremlinin për “pasoja ekstreme” nëse ndërmerr veprime ushtarake në Ukrainën fqinje. Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock ishte në Kiev dhe Moskë për të thënë pikërisht këtë gjë.
Por shqetësimi gjithëpërfshirës në Perëndim – Uashingtoni, NATO, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE – ka të bëjë më pak me mundësinë e një lufte mbi Ukrainën, dhe shumë më tepër, me faktin se Moska po kërkon të ndajë dhe destabilizojë Evropën – duke tronditur ekuilibrin e fuqisë kontinentale në favor të Kremlinit.
Perëndimi beson se Kremlini ka investuar shumë në manovrat e tij publike mbi Ukrainën për t’u tërhequr tani, pa diçka për të treguar për të.
Administrata Biden nga ana tjetër po pret me padurim një qëndrim të fuqishëm të BE-së për sanksionet e mundshme, në varësi të mënyrës së veprimit që do të marrë Moska.
Optimistët e BE parashikojnë se blloku do të bierë dakord për një sërë sanksionesh të mundshme deri më 24 janar, në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm. Por edhe kjo nuk është aspak e garantuar.
Top Channel