Emri/ Ishte shpallur në kërkim, kapet 55-vjeçari ‘mashtrues’, rezident në SHBA

18/01/2022 14:30
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA