Kryeministri Edi Rama ka bërë publike disa pamje nga zyra e tij me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan që ishte për një vizitë disa orëshe në vendin tonë gjatë ditës së djeshme.
Rama i ka bërë një dhuratë duke i thënë se e ka bërë me duart e tij, por nuk e ka paketuar sepse duhet mbajtur me kujdes. Ndërsa nuk munguan batutat e tij me Erdogan, i cili gjithashtu i kishte sjellë një vazo të punuar prej sarajit Jëlldëz, prodhim i Turqisë.
Rama: E kam bërë vetë me këto duar.
Erdogan: Qenka shumë e mirë.
Rama: Po jam artist serioz. Megjithatë sic thashë, në shtëpi duhet të shkojë se zonja e kupton më mirë artin tim. Këtë vetëm duhet ta mbajmë me kujdes.
Erdogan: Në shtëpi do ta vendos në vendin më të mirë.
Rama: Nuk e kemi paketuar se është e rrezikshme por ta mbajnë me kujdes.
Ka zgjatur rreth 11 orë vizita e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri. Ai u përcjellë në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama dhe i gjithë kabineti qeverisës.
Në fund mes dy liderëve pati një përqafim të ngrohtë.
Presidenti turk vizitoi të hënën Shqipërinë. Fillimisht, kreu i shtetit turk shkoi në Laç për t’u dorëzuar banorëve çelësat e banesave të reja të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit nga Turqia. Më pas, ai zhvilloi një takim me Ramën në kryeministri.
Kjo u pasua me fjalën përshëndetëse të Erdogan në Kuvend.
Aktiviteti që përmbylli vizitën zyrtare të Erdogan në Shqipëri ishte inaugurimi i xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, një xhami e restauruar nga agjencia turke, TIKA.
Top Channel