Gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që është regjistruar një tjerë shifër e lartë e infektimeve në vend.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 8.746 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 2832 qytetarë.

Tirana mban rekordin e infektimeve në vend, me 1.156 gjatë 24 orëve të fundit. 183 raste janë konfirmuar  në Shkodër, 133 në Durrës, 130 në Fier, 107 Vlorë, 96 në Gjirokastër, 90 në Elbasan, 78 në Lushnjë, 56 në Pogradec, 54 në Lezhë, 52 në Korçë, 50 në Berat, 47 në Sarandë, 46 në Kamëz, 33 në Vorë, 31 Krujë, 30 në Kurbin, 28 në Tepelenë, Kuçovë, 27 në Mirditë, 24 në Kavajë, 22 në Mallakastër, 21 në Peqin, 20 në Gramsh, 19 në Vau i Dejës, Mat, Patos, 18 në Skrapar, 16 në Kukës, 14 në Pukë, 12 në Malësi e Madhe, Dibër, Memaliaj, Devoll, 11 në Tropojë, Shijak, Belsh, 10 në Libohovë, 9 në Selenicë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, 8 në Fushë-Arrëz, 7 në Dimal, 6 në Divjakë, Himarë, 5 në Has, 4 në Prrenjas, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Përmet, Këlcyrë, 2 në Dropull, Maliq, 1 në Bulqizë, Klos, Cërrik.

Në të gjithë vendin numërohen 22.022 pacientë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 90 vjeç, një qytetar 69 vjeç nga Konispoli, një qytetar nga Burreli 71 vjeçe, një qytetar nga Rrogozhinë 75 vjeç, një qytetar nga Tepelena 81 vjeç.

Janë shëruar 1.732 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 211.187 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat anti Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Respektimi i protokolleve anti Covid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid 19.

Statistika (18 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2,832
Të shëruar në 24 orë      1,732
Të shtruar në spitale       130
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 8,746

Testime totale              1,589,635
Raste pozitive                 236,486
Raste të shëruara           211,187
Raste Aktive                      22,022
Humbje jete                         3,277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10,566
Fier                 1,700
Elbasan          1,633
Durrës            1,565
Shkodër          1,442
Vlorë                1,329
Gjirokastër       996
Lezhë                800
Berat                 764
Korçë                 784
Dibër                  233
Kukës                 210

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA