Dy të arrestuar, 4 të proceduar penalisht. Çfarë ndodhi orët e fundit në Korçë

18/01/2022 11:08

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale.

Një 51-vjeçar i identifikuar me inicialet L.D., banues në fshatin Gurras, Pogradec, është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases N. D., 58 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, i 20-vjeçarit të identifikuar me inicialet A. T., banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në mjetin tip “Benz”, në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën personale të tij gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë hekuri (përforcuese grushti).

Ndër të tjera, janë proceduar penalisht 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Një 30-vjeçar i identifikuar si A.K., banues në fshatin Memëlisht, Pogradec dhe M. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec do të procedohen penalisht për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi janë konstatuar me mjetet tip “Mitsubishi” dhe mjetin tip “Golf”, pa targa dhe pa dokumente, duke transportuar dru zjarri pa lejen përkatëse.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, për shtetasit J. H., 44 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll dhe F. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi në fshatin Ponçarë, këta shtetas u konstatuan duke kryer punime në ndërtimin e një objekti kulti, pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA