Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë me 8 vite burg për shtetasin Alfred Kazanxhi, i cili më datë 24 prill keqtrajtoi barbarisht djalin tre vjeçar të bashkëjetueses me të cilën ishte njohur prej 1 viti.

Gjykata e Rrethit Tiranë e shpalli fillimisht fajtor për kryerjen e veprës penale të “Keqtrajtim i të miturit”, duke e dënuar përfundimisht me 8 vjet burg, pasi përfitoi nga ulja e 1/3 së dënimit.

Pas vendimit të shkallës së parë, 35 vjeçari e ankimoi çështjen në Apel, duke kërkuar ndryshim të vendimit përmes ndryshimit të veprës penale nga “Keqtrajtim i të miturit” në atë të “Braktisjes së të miturit”.

Në përfundim të gjykimit, Apeli vendosi të lejë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Ngjarja makabre është shënuar në Kamëz, ndërsa 3-vjeçari u dërgua më 24 prill në orën 12.00 në Spitalin e Traumës nga nëna dhe bashkëjetuesi i saj. Mjekët deklaruan se gjendja e vogëlushit ishte shumë e rëndë dhe se fëmija kishte ardhur me shenja dhune dhe fraktura në gjithë trupin.

Gruaja, A.Hoxha ndodhej tek fqinjët, ku prej disa muajsh punonte në familjen e tyre për pastrim dhe për t’u kujdesur për vajzën e tyre invalide.

Prej dy muajsh, A.Hoxha dhe bashkëjetuesi Alfred Kazanxhi jetonin me qira në një apartament në lagjen “Bulevardi Blu” në Kamëz, ndërsa më herët kishin jetuar në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA