Opozita e sotme është e tëra një fasadë, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike se e mban këtë funksion falë kryeministrit Edi Rama. “Nuk përfaqëson asgjë përveç Edi Ramës”, shkruan ai.

Beteja e ashpër mes ish-kryeministrit dhe kryedemokratit Basha vazhdon prej muajsh tashmë, që kur Berisha “i shpalli luftë” Bashës, duke i kërkuar të japë dorëheqjen, pasi ky i fundit humbi zgjedhjet parlamentare për të dytën herë radhazi.

Konflikti mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës arriti në protestën e 8 janarit, të thirrur nga Berisha. Ndërsa Basha ka larguar nga Grupi Parlamentar deputetët që mbështesin Sali Berishën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA