Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia sepse tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

I riu i identifikuar me inicialet Xh.K., banues në Durrës u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentative.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA