E rëndë në Elbasan, 27-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës. Dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës

17/01/2022 08:05
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kusarth në qytetin e Elbasanit.

Një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet Xh.Gj., dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku jetonte.

Për pasojë është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA