Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.
Një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet M.A., banues në Durrës, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Ndërsa një 29-vjeçar i identifikuar si M. P., 29 vjeç, u vu në pranga pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 18.12.2020, e ka dënuar me 15 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës u arrestua në flagrancë F. K., 33 vjeç, banues në Maminas, pasi u kap duke vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit B. H.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan edhe 38-vjeçarin e identifikuar me incialet V. A., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kallëzim i rremë”, pasi ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasit: B. Sh., 29 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel