Shpërthimi i vullkanit nënujor në Tonga, imazhet satelitore kapin momentin – dukej sikur të ishte “shpërthim bërthamor”

16/01/2022 14:02

Shpërthimi i vullkanit në afërsi në Jug të Paqësorit në ishullin Tonga, ka bërë që një sërë vendesh në Paqësor të ndezin alarmin për cunami.

Pas shpërthimit nënujor të vullkanit, që solli një cunami në ishullin-shtet Tonga, instituti meteorologjik në Australi, ka njoftuar se ekziston rreziku për trazim të detit në lindje të brigjeve të Australisë.

Qytetarët janë këshilluar të futen të paktën një kilometër brenda zonave të sigurta, apo të qëndrojnë në 10 metra lartësi mbidetare.

Madje gjykuar nga imazhet satelitore shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të një bombe bërthamore, ku menjëherë u krijua një lloj “kërpudhe” që ngriti në ajër ujin dhe një pjesë të dheut.

E dridhjet e cunami është ndjerë nga Australia, Havai, Japoni e deri në Alaskë, ku janë ndezur alarmet për të paralajmëruar qytetarët nga vërshimet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA