Ruset e braktisura në Diktaturë, sonte në Exclusive!

16/01/2022 15:07

“Exclusive” rikthehet sot me një temë tepër të ndjeshme në historinë e totalitarizmit shqiptar.

Gratë ruse dhe fati i tyre tragjik; krejt të braktisura nga autoritetet e të dy vendeve, Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik, ato përjetuan ferrin e diktaturës komuniste që i shkatërroi ëndrrat e jetës dhe dashurinë, si pasojë e politikës. Monika Stafa, autorja e dokumentarit sjell rrëfime të ndjera edhe mbi një argument tjetër të paprekur më parë; përse ato nuk u mbrojtën qoftë dhe nga vendi i tyre?

Sjevtllana Kërënxhi (e bija e Nina Suhanova Kërënxhi):.. mamaja thoshte shpesh, dashuria ishte që me shikimin e parë.
Aleksandër Pisha (I biri i Taisa Batkina Pisha): Ata u njohën, u dashuruan dhe më pas kur u lejua, u martuan dhe krijuan familje, familjen e re, me shumë shpresa, me shumë dashuri…

Lutfi Shehu (ish- officer): …më pëlqeu… një vajzë rrumbullake, topolake, siç i themi ne, me sy shumë të bukur dhe duart shumë të bukura.. Dhe gishtat e gjatë,… me ato thonjtë e bukur.
Minella Cami (ing. Nafte): Shumë e kam dashur. Nuk iu ndava. Derisa një ditë u ngrit në mëngjes dhe më tha, hajde këtu. Më përqafoi, edhe ka vdekur. E kemi dashur shumë njëri-tjetrin.

Aleksandër Pisha (I biri i Taisa Batkina Pisha): ..nuk ka kërkuar njeri ndjesë, por janë njohur të përndjekurit politikë, .. por askush nuk ka dalë publikisht të kërkojë ndjesë, jo vetëm për nënën time, por të gjithë të persekutuarit dhe të dënuarit politikë të regjimit komunist

M3: Ndjesa?! Dicka më erdhi ndër mend: Një zonjë që vuan vetminë e vet. Një djalë shqiptar që duhet të kthehet në vendlindje pa të dashurën e vet. Festa ka mbaruar. Ka vetëm trishtim. Një shekull i tërë rrënqethet bashkë me trishtimin e zonjës Shnajder, që pati frymëzuar kineastin të realizojë një film. Po a ka shekull dhe njerëzim që ta përjetojë trishtimin e saj?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA