Kërkesa për ndihmë e Gjykatës së Lartë, e cila gjendet përballë një mali prej 36 mijë dosjesh të pagjykuara ende, duket se e ka shtyrë qeverinë të urdhërojë institucionet që të heqin dorë nga rekurset e panevojshme.

Udhëzimi  që hyn në fuqi me botimin në fletoren zyrtare orienton institucionet shtetërore për çështjet civile dhe administrative dhe që parashikohet të zbresë nga stoku gati 7 mijë çështje aktualisht në pritje, por edhe të minimizojë fluksin e dosjeve që vijojnë të rekursohen.

Shteti heq dore për ato padi ku qytetari është larguar nga puna dhe që shteti e ka humbur betejën në dy shkallët e tjera, ose procesi vijon ende në gjykatën e lartë. Me kushtin që këto padi dëmshpërblimi të jenë më pak se 40-fishi i pagës minimale në shkallë vendi.

Institucioneve u kërkohet të tërhiqen nga rekurset edhe për çështje ku qytetari kërkon t’i njihet vjetërsia në pune, t’i njihet libreza , listpagesat dhe vërtetimet, shpërblimet për dëmet pasurore dhe kontratktore sërish ku vlera e padisë është më e vogël se 40-fishi i pagës minimale.

Rasti tjetër i dorëzimit të detyruar lidhet me humbjen e shtetit, pasi për çështjet, ka vendime njësuese apo unifikuese nga Gjykata e Lartë.

Institucionet  duhet të dorëzojnë kërkesë me shkrim në gjykatën e lartë për heqje dore nga rekursi  dhe në rastet kur shteti përfaqësohet nga avokatura, ky institucion detyrohet të shqyrtoje me imtësi çdo rast rekursimi në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA