”Nuk flasim në dialekt”/ Loja ”Shtet, qytet…” nxit debat mes banorëve: Jam i penalizuar

16/01/2022 22:24

Banorët kanë luajtur mbasditen e sotme lojën e famshme ‘’Shtet, qytet…’’.

Kjo lojë, përveç argëtimit nxiti edhe shumë debate dhe diskutime.

Banorët patën mosmarrëveshje lidhur me emërtimet e gjetura, por akoma më tepër edhe për dialektin e përdorur.

‘’Nuk mund të përdorim dialekte, duhet të flasim shqipen letrare sepse po filluam mund të gjejmë shumë fjalë krahinore. Nuk është e drejtë’’,- u shprehën ata të revoltuar.

Edhe pse loja përfundoi diskutimet zgjatën thuajse në pjesën më të madhe të mbrëmjes.

‘’Unë jam nga Kosova dhe fjalët i shkruajmë ndryshe, në këtë lojë u ndjeva i penalizuar edhe prandaj e lash’’,- tha Dagz i revoltuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA