Katër pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që në spitalet Covid po marrin trajtim 148 qytetarë.

Viktimat janë një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç.

Nga 5280 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, 1697 qytetarë.

Tiran a vazhdon të ketë shifra të larta të infektimeve, me 745 raste në 24 orët e fundit. Në Durrës janë 89 infektime të reja, 86 në Shkodër, 67 në Gjirokastër, 63 në Vlorë, 51 në Elbasan, 45 në Kamëz, nga 44 qytetarë në Lushnjë, Fier, 34 në Lezhë, 31 në Berat, 29 në Sarandë, 27 në Mallakastër, 26 në Mat, 25 në Korçë, 24 në Dimal, 23 në Krujë, 20 në Vorë, 18 në Dibër, 15 në Devoll, 13 në Divjakë, nga 11 qytetarë në Delvinë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Tepelenë, Kuçovë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Roskovec, Kukës, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, nga 7 qytetarë në Pogradec, Këlcyrë, nga 6 qytetarë në Himarë, Kolonjë, Prrenjas, nga 5 qytetarë në Librazhd, Përmet, Selenicë, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Tropojë, Peqin, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Has, Konispol, Maliq, Belsh, nga 1 qytetar në Dropull, Libohovë, Fushë Arrëz.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 21,167 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 935 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 208,201 që nga fillimi i epidemisë.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti Covid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur!

Statistika (16 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1697
Të shëruar në 24 orë 935
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5280

Testime totale 1,576,865
Raste pozitive 232,637
Raste të shëruara 208,201
Raste Aktive 21,167
Humbje jete 3,269

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10157
Durrës 1736
Fier 1613
Elbasan 1502
Shkodër 1308
Vlorë 1264
Gjirokastër 979
Berat 768
Lezhë 698
Korçë 683
Dibër 266
Kukës 193

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA