Aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese janë hapur, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka nisur procedurat për thirrjen e aplikimeve.

“Shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant (vakancë e plotë me mandat 9-vjeçar) për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit  z. Altin Binaj, në datën 02.05.2022, shpallur  me vendimin  nr. 41, datë, 22.12.2021 të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese aktualisht ka vetëm katër anëtarë me mandat të plotë: Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Marsela Xhaferllari dhe Sonila Bejtja. Gjykata Kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë, ndonëse vendimet mund t’i marrë me 5 vota pro.

Është e rëndësishme të nënvizohet se 2 gjyqtarët të cilëve u ka përfunduar mandati, Përparim Kalo dhe Altin Binaj, do të qëndrojnë në atë detyre sipas ligjit, deri në zëvendësimin e tyre.

Kriteret që duhen plotësuar nga kandidatët

të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;

të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i  së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;

të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;

të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: vjetërsisë në profesion; përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë; kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Dokumentacioni që duhet dorëzuar

Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;

Jetëshkrimin  me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);

Fotokopje të kartës së identitetit;

Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.  Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA