Do të bllokohet rruga Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan/ Erdogan nesër në Tiranë, ku dhe kur ndalohet qarkullimi

16/01/2022 18:32

Disa nga akse kryesore rrugore në vend do të jenë të bllokuara të hënën, për të pritur presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që vjen për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Erdogan pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 09:00. Në rrugën  Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan do të ndalohet qarkullimi i mjeteve për dy orë e 30 minuta, nga ora 11:00 deri në orën 13:30.

Rrugët dhe oraret e bllokimit të tyre për nesër (e hënë, 17 janar):

Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

  • Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
  • Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
  • Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.
  • Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.
  • Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga Teodor Keko, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirane, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet.
  • Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në te dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
  • Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalese per në unazen e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranes, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes per te gjjtha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.
  • në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 vellezerit Kondi, rrugën Arben Broci, rrugën Faik Konica, rrugën Dervish Hima, rrugën Asim Zeneli, rrugën Qamil Guranjaku, rrugën Ismail Qemali, rrugën Papa Gjon Pali II, Blv. Deshmoret e Kombit, do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.
  • në Blv. Deshmoret e Kombit, rrugën e Toptaneve, rrugën Xhorxh ë. Bush, Blv. Zhan D’ark, Blv. Bajram Curri, rrugën Myslym Shyri, rrugën 28 Nentori do kete bllokime te levizjes per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në oren 16:30.
  • në rrugën e Toptaneve, rrugën Xhorxh ë. Bush, Blv. Zhan D’ark, rrugën e Elbasanit dhe Blv. Bajram Curri, do kete bllokim dhe kufizime te levizjes per te gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në oren 18:00.
  • Gjithashtu nga ora 17:30 deri në oren 18:30, do kete bllokim te levizjes per te gjitha mjetet në hyrje dhe dalje per në rrugën e Elbasanit, unazen e madhe, rrugën Teodor Keko, autostraden Tirane-Durres dhe Durres-Tirane, Vore-Rinas, ura e Gjoles Rinas.
  • Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qendrimi i asnje mjeti, perfshi edhe taxi apo mjetet e subjekteve qe kane parkime te rezervuara në rruget si me poshte vijojne, perjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policise se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga Teodor Keko, unaza e madhe, rruga e Elbasanit, rruga Ismail Qemali, Blv. Deshmoret e Kombit, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh W Bush si dhe rruge te tjera qe afektohen nga kufizimet per qellime sigurie në rrugekalimin e Delegacionit te Presidentit Turk.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vjen në Tiranë në datë 17 janar rreth orës 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’. Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas. Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022.

Para vizitës në vendin tonë, president turk dha një intervistë për Albania Daily News, ku theksoi se “Turqia e sheh Shqipërinë si mike dhe si aleate”.

Presidenti turk, i cili pritet të mbërrijë në Tiranë mëngjesin e 17 janarit, për të parë nga afër se si ka ecur procesi i rindërtimit, foli dhe për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar të dy vendeve. Sipas tij, synimi kryesor është zgjerimi i shkëmbimeve tregtare në rreth 1 miliard dollarë sa më shpejt të jetë e mundur.

Erdogan u shpreh se marrëdhëniet miqësore midis Turqisë dhe Shqipërisë janë në periudhën e tyre më produktive edhe në fushën politike dhe sociale.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA