16-vjeçari tenton vetëvrasjen, dërgohet me urgjencë në spital
16/01/2022 18:54
Një i mitur ka tentuar të vrasë veten në Prrenjas, por është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qukës Shkumbin, ndërkohë që nuk dihet cilat kanë qenë shkaqet që e çuan 16-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel