Në 30 vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës njëherësh edhe drejtues i Qarkut të Tiranës për Partisë Socialiste Erion Veliaj ka përshëndetur të rinjtë dhe të rejat që i janë bashkuar në këtë përvjetor skuadrës së Partisë Socialiste.
Veliaj ka bërë thirrje për bashkim, si e vetmja mënyrë për ta çuar këtë forcë politike, por dhe gjithë Shqipërinë në drejtimin e duhur.
“Kjo është skuadra jonë kampione e 10 çunave, e filloi Elisa me 10 goca jemi këtu me 10 çuna, 10 shokë, 10 vëllezër 10 pjesëtarë të skuadrës tonë. Mirëserdhët në partinë tonë, në familjen tonë dhe mezi pres që të shkëlqeni! Më kujtohet koha ime, kur unë u futa në PS. Jam kthyer në Shqipëri në vitin 2003. Atëherë Edi Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, po transformonte qytetin. Ishte hera e parë që flitej mirë për Tiranën, për ngjyrat, për energjinë, për rininë, për mënyrën sesi qyteti më në fund ishte futur në hartë. Atëherë unë protestoja se nuk më pëlqenin disa gjëra. Në një moment Edi më tha: “Do bashkohemi dhe gjithë këtë energji ta çojmë në drejtimin e duhur, apo secili do bëjë luftën e vet dhe të përçarë do mundemi gjithmonë?” Vendosa t’i bashkohem Partisë Socialiste si e vetmja forcë, me të vetmin kapiten, me të vetmen skuadër që i çon gjërat përpara,” tha Veliaj.
“Kur ne morëm në administrim Liqenin e Tiranës ishte e mbushur e gjithë kjo hapësirë me gjarpërinj me zhapikë, me bretkosa e me minj. Ishte vjedhur shumica e vendeve ku jeni ulur sot. Pjesa tjetër, që nuk ishte fare e Bashkisë së Tiranës ishte e gjitha një landfill ku digjej plastikë. Di t’ju them një gjë, jo vetëm këtu te Liqeni, po te Pazari, te Kalaja, te Bulevardi i Ri, te Astiri te Bregu i Lumit, ku vë dorë Edi Rama dhe PS rrënoja kthehet në një mrekulli urbane,” deklaroi më tej ai.
Kreun i Bashkisë tha se ka qenë pikërisht ky transformim që bëri të mundur sot që Tirana të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022.
“Sot, pas kaq shumë punësh, me Edi Ramin si kryetar bashkie e më pas si kryeministër, më në fund kemi marrë çmimin e merituar: Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022 dhe unë mezi pres që disa nga shembujt më të mirë, jo vetëm të partisë, por të çdo djali e vajze në Shqipëri, apo në çdo vend që flitet shqip të përdoret kjo Tiranë si një skenë për të promovuar atë që është Shqipëria e vërtetë, jo perfekte, por shumë më e mirë seç e gjetëm 30 vite më parë kur u krijua u krijua FRESSh,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.
Top Channel