Emigrantët e “Gjadrit”, Meloni takim me ministrat: Kasacioni na dha neve të drejtë!
23/12 14:22
Në Nigeri të Afrikës Perëndimore u zbulua sërish virusi i poliomielitit (poliovirus).
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Shëndetësore të Nigerisë (NPHCDA), Faisal Shuaib, në një deklaratë me shkrim tha se poliovirusi është zbuluar në 27 shtete, si dhe në kryeqytetin Abuja.
Shuaib theksoi se deri më tani virusi është zbuluar tek 395 njerëz.
Duke theksuar se kjo situatë është shqetësuese për vendin, Shuaib deklaroi se në të gjithë vendin ka nisur një fushatë vaksinimi kundër virusit në fjalë.
Në Afrikë, përveç Nigerisë poliovirusi është zbuluar gjithashtu në shtete të tilla si Gambia, Uganda, Benini, Burkina Faso, Kameruni, Etiopi, Mali, Niger, Çad dhe në Sudan.
Top Channel